Ndodh edhe kështu. Nëse në dy ndeshjet e para të kampionatit Vllaznia i ka merituar humbjet ndaj Teutës dhe Skënderbeut ngaqë ka luajtur dobët, sot ndaj Partizanit asaj ia ka humbur ndeshjen gjyqtari Kreshnik Cjapi. Një 11-metërsh i dyshimtë i dhënë për të kuqtë, shoqëruar edhe me kartonin e kuq ndaj Arbrit, ishin momentet që vendosën fatin e kësaj ndeshje kur para se të ndodhnin këto dy episode, shkodranët kanë pretenduar për një 11-metërsh të padhënë në favor të tyre për një prekje të topit me dorë nga një mbrojtës i Partizanit ndërkohë që ka edhe një karton të kuq të padhënë për Kalarin për atë gjest antisportiv ndaj Bardullës.

Vllaznia pavarësisht këtyre episodeve, ka zhvilluar një 90 minutësh shumë të mirë.Pjesa e parë ka qenë shumë e ekuilibruar madje kuqeblutë kanë patur raste shënimi me anë të Shtubinës dhe Kdouh dhe atë që se bënë ata, e bëri Krymi në minutën e 29-të kur dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 41-të Sukaj do të kthentë në gol një 11-metërsh të dhënë nga gjyqtari Cjapi në favor të Partizanit dhe përpos protestave të shkodranëve, rezultati barazohet. Por ndërkohë në fushë raporti i futbollistëve nuk është i barabartë sepse Arbri është larguar me të kuqe. Loja është ndërprerë për rreth 10 minuta sepse futbollistët e Vllaznisë kanë braktisur fushën e lojës por më pas kthehen sërish për ta vazhduar ndeshjen. Pjesa e dytë ka një dominim të të kuqve por jo në atë masë për të rënë në sy sepse Vllaznia mbrohet mjaft mirë. Por vetëm deri në minutën e 82-të kur Morini shfaqet i lirë në zonën e saj dhe godet saktë duke e dërguar topin në rrjetë. Kaq do mjaftontë që të kuqtë të fitonin takimin ndërkohë që Vllaznia e ka me gjyqtarin.

© shkodrasport.com