Grupimi “Vllaznit Ultras” ka reaguar pas incidentit të ndodhur në ndeshjen e kaluar ndaj Egnatias nga tifozët shkodranë me sulmuesin e Vllaznisë, Mehdi Çoba.

Për këtë çështje dhe ofendimet në distancë që kanë ndodhur, kanë reaguar edhe tifozëria e këtij grupimi, ku u shprehën se ata dënojnë ashpër incidentin, por nga ana tjetër i kanë kërkuar edhe pjesës tjetër të tifozëve që udhëtojnë me ta që t’i përmbahen rregullores së tyre.

“Reagim

Duke pasur parasysh incidentin e ndodhur ndeshjen e kaluar në Rrogozhinë midis dy tifozëve shkodranë, jo anëtar të tifogrupit dhe futbollistit Mehdi Çoba, ne si tifogrup dënojmë këtë sjellje të futbollistit, duke i tërhequr vëmendjen atij dhe klubit Vllaznia që incidente të tilla të mos përsëritën më, në mënyrë që të mos ketë pasoja mbrapa.

Gjithashtu, edhe tifozët tjerë që udhëtojnë me ne dhe na bashkohen, duhet t’i përmbahen rregullores tonë që të evitohen incidentet”,-shkruan grupimi “Vllaznit Ultras” në faqen e tyre në “Facebook”.
Maringlen ZHIVANI