Volejbollistet e Vllaznisë ndonëse e kanë çuar në set finalen ndeshjen ndaj Teutës, nuk ia kanë dalë ta fitojnë atë.

Takimi është luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe ka qenë një mundësi e mirë për vajzat e drejtuara nga trajnerja Sadije Gogaj për ta fituar atë.

Ato kanë fituar setin e parë në shifrat 25-12 por durrsaket ndërkohë kanë barazuar shifrat se kanë fituar setin e dytë me rezultatin 25-19.

Teuta fitoi edhe të trein 25-15 por Vllaznia duke mos hequr dorë kollaj nga fitorja, barazon të katërtin 25-17 duke çuar takimin në set final. Në këtë të fundit, atao nuk knaë bërë asgjë dhe kanë qenë miket që fituan lehtësisht 15-6 dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-2.

Me këtë humbje, ekipi shkodran vazhdon të jetë në vendin e gjashtë në renditje, me vetëm 7 pikë të grumbulluara pas 9 ndeshjesh të luajtura
© shkodrasport.com