Ilir Daja ka paraqitur dorëheqjen te drejtuesit e Partizanit pas humbjes në 1-0 në derbi nga Tirana pak ditë më parë.

Lajmi bëhet me dije nga gazetari Ylli Aga i cili i ftuar në emisionin “Skaner” ka zbuluar se tekniku i të kuqve ka kërkuar të largohet, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar nga presidenti Gaz Demi.

Humbja në derbi, por edhe mungesa e fitoreve deri më tani ka bërë që Daja të mendojë largimin nga Partizani.

“Daja kishte problematika në këtë ndeshje. Një pjesë e lojtarëve të rëndësishëm ishin jashtë. Në informacionet që unë kam, Daja pas humbjes në derbi dha dorëheqjen, e cila nuk u pranua nga drejtuesit dhe iu besua më tej.

Trajneri tha se nëse drejtuesit mendonin se ishte ai problemi, do të jepte dorëheqjen.”, u shpreh Ylli Aga./newsport/