BASKETBOLL/ Besëlidhja e mbyll me humbje fazën e dytë, por ruan sërish vendin e...

0
Beselidhja e ka mbyllur fazen e dyte te kampionatit me humbje, por qe nuk i ka rrezikuar vendin e pare ne perfundim te gares se rregullt, çka ne njefare menyre e favorizon edhe kalendarin e ndeshjeve te fazes play-off. Kamza...

Zhgënjen Vllaznia, Tirana e mund lehtësisht brenda në ‘Qazim Dervishi’

0
Duhej te ishte nje super-sfide por ne fakt nuk ka rezultuar keshtu. Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka zhgenjyer teresisht ne perballjen me Tiranen e cila u luajt pasditen e sotme ne "Qazim Dervishi". Bardheblute e kane dominuar takimin nga...

Vllaznia për meshkuj fiton në Vlorë 77-68 ndaj Flamurtarit

0

Pas fitores së javës të kaluar me Shoqatën Tirana, Vllaznia në basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë rradhë ndaj Flamurtarit. Ndeshja është luajtur sot në Vlorë dhe në fund të saj është fiksuar rezultati 77-68 për shkodranët. Me këtë fitore, ata vazhdojnë serinë e rezultateve pozitive megjithatë edhe në disa takime do të ketë kundërshtarë përgjithësisht të lehtë përballë dhe me shumë mundësi do t'i fitojnë të gjithë ato. Trajneri Bledar Gjeçaj është shprehur se këto ndeshje do t'i shërbejnë atij për të konsoliduar edhe më tepër skuadrën pas ardhjes së katër basketbollistëve të huaj.

Vllaznia mundet nga Flamurtari edhe për femra

0

Koinçidencë e madhe. Si për meshkuj ashtu edhe për femra, Vllaznia është mundur nga Flamurtari me të njëjtin rezultatin 69-80. Nëse djemtë kanë humbur në Shkodër, ndryshimi është se vajzat janë mundur në transfertë dhe kjo ndoshta ishte e pritshme.Perioda e para e ndeshjes është mbyllur 23-17 në favor të vajzave vlonjate të cilat në periodën e dytë vihen disi në vështirësi nga shkodranet. Këta të fundit kanë fituar 17-13 dhe mbyllin 20 minutat e para të ndeshjes me vetëm 2 pikë disavantazh.

Sarin: Kam ardhur tek Vllaznia ta shpallë sërish kampione

0

Trajneri i ri i Vllaznisë në basketboll për meshkuj, kroati Jeronimi Sarin, ka nisur tashmë stërvitjen me ekipin duke u munduar të bëjë më të mirën për të. Natyrisht që në rradhë të parë do të mundohet të fusë idetë e tij në mënyrën e lojës, për disiplinën dhe taktikën . Në të parin prononcim të tij pas mbërritjes në Shkodër, për "SHKODRA SPORT", ai ka deklaruar se ka ardhur për të kontribuar që ajo të fitojë të katërtin titull kampion rradhazi.

Vllaznia mund Skënderbeun e Korçës me rezultatin 91-62

0
Ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Paraditen e sotme, ai ka mundur Skënderbeun e Korçës me rezultatin 91-62. Ka qenë një takim I dominuar totalisht nga basketbollistët shkodranë të cilët kanë...

Trajneri Gjuka: Humbja me Dinamon? Do të marrim masa

0
Vllaznia e basketbollit të meshkujve, pretendente për titull kampion, ka zhgënjyer në ndeshjen e fundit, pikërisht atë ndaj Dinamos modeste, e cila u zhvillua këtë javë në “Asllan Rusi”. Trajneri i shkodranëve, Fabian Gjuka u shfaq tejet i zhgënjyer...

Vllaznia për meshkuj mundet në Shkodër nga Flamurtari

0

Basketbollistët e Vllaznisë janë mundur pasditen e sotme brenda në Shkodër nga ekipi i Flamurtarit. Rezultati përfundimtar i ndeshjes së luajtur në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" ka qenë 69-80. Në fakt duket disi e papranueshme një humbje e tillë sepse Vllaznia po tregonte një formë përgjithësisht të mirë në këtë kampionat. Perioda e parë e ndeshjes e mbyllur në shifrat 20-13 për Flamurtarin, do tregonte më së miri se shkodranët do ta kishin të vështirë në këtë takim. Djemtë e trajnerit Gjeçaj u munduan të rregullojnë di♪5ka në periodën e dytë teksa e fitojnë atë 22-19 dhe gjysma e parë e ndeshjes gjithsesi mbyllet me katër pikë avantazh për miqtë.

Maqedonasi Markovski ikën nga Vllaznia. Prish planet e Gjeçajt

0
Nëse volejbolli ka nisur dhe po zhvillon ndeshjet gjysmëfinale të plej-ofit, basketbolli ende është në fazën e dytë të kampionatit. Megjithatë, vetëm dy javë nisjes së ndeshjeve më të rëndësishme të kampionatit, për ekipin e basketbollit të meshkujve të...

Kampionatet e basketbollit nisin në fillim të tetorit. Klubet kundër kësaj shtyrje

0

Pas volejbollit edhe kampionatet e basketbollit do të nisin me vonesë në sezonin e ri. Kur mendohej që kampionati kombëtar I basketbollit për meshkuj ashtu edhe për femra, të nisnin në gjysmën e muajit shtator, Federata përkatëse ka vendosur që ato të nisin në fillimin e muajit tetor. Madje, edhe për këtë, ende nuk ka një datë të saktë. Shumë prej klubeve, ndër të cilët edhe Vllaznia, nuk kanë qenë dakord me një vendim të tillë. Megjithatë duket se ankesa e tyre nuk ka zënë vend sepse çdo gjë për këtë shtyrje duket e vendosur.