Dështon miqësorja me Besën. Kavajasit nuk paraqiten në Shkodër

08 Shtator 2017

Pasditen e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi" duhej të ishte zhvilluar ndeshja miqësore Vllaznia B- Besa e Kavajës, por kjo nuk ka ndodhur. Arsyeja është se ekipi mik nuk ka udhëtuar fare drejt Shkodrës duke zhgënjyer në këtë mënyrë futbollistët dhe stafin teknik të ekipit shkodran. Te pranishem kane qene edhe arbitrat nderkohe qe futbollistet shkodrane e pritnin me interes nje perballje te tille.

 

Por siç behet e ditur presidenti Bizhdili i ka telefonuar trajnerit Kraja dhe i ka shpjeguar se per shume arsye, ata nuk kane mundur te vijne per kete miqesore, duke kerkuar edhe falj. Per rrjedhoje shkodranet nuk e kane çuar dëm këtë pasdite teksa ka zhvilluar një ndeshje kontrolli brenda skuadrës.Gjithsesi mosardhja e Besës për këtë miqësore tregon më së miri për mungesën e seriozitetet të kavajasve, ndonëse në krye të këtij klubi është rikthyer sërish presidenti i mëparshëm Nexhat Bizhdili.

Drejtuesit e klubit Vllaznia për t'i dhënë rëndësinë e duhur kësaj miqësoreje, spostuar edhe stërvitjen e ekipit të parë për paradite. Kujtojmë se ekipi B i klubit shkodran luan në të njëjtën kategori me Besën dhe miqësorja e sotme do t'i shërbente të dy ekipeve për të parë gjendjen reale vetëm një javë para nisjes së kampionatit.

© shkodrasport.com

We use cookies to improve our website. Cookies used for the essential operation of this site have already been set. For more information visit our Cookie policy. I accept cookies from this site. Agree