Ronaldo Nazario, i ashtuquajturi fenomeni është detyruar të qëndrojë në izolim së bashku me familjen e tij sepse ka pasur kontakt me një person që ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Braziliani ka marrë përgjigjen e testit për COVID-19, teksa për fat të mirë ka rezultuar negativ. Por, duke qenë se një test i vetëm nuk është 100% i sigurt, atëherë është këshilluar të qëndrojë i izoluar për të evituar çdo të papritur.
Në këtë mënyrë, Ronaldo nuk do të mund të jetë i pranishëm edhe në nje event për finalen e Champions League mes PSG dhe Bajern Mynih, por në këto raste shëndeti merr prioritetin kryesor.
Ndaj, deri në pritjen e përgjigjes nga testet e tjera, Ronaldo është i detyruar të qëndrojë në karantinë. /VipSport/