HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia firmos me një tjetër sulmues

Vllaznia firmos me një tjetër sulmues

Në pritje te emrave te medhenj per sulmin, tek Vllaznia jane duke menduar edhe per perspektiven. Per kete arsye ata diten e sotme kane firmosur me nje futbollist 20 vjeçar.

Behet fjale per shkodranin Mehdi Çoba. Ai eshte rritur tek Akademia Ajaks ne Shkoder ndersa ne sezonin e fundit ka qene pjese e ekipit Sabah FC ne Azerbajxhan.

Me Vllaznine lojtari mesohet se ka firmosur nje kontrate dyvjeçare. Kjo behet e ditur permes njoftimit te vete klubit shkodran:

KF Vllaznia bën të ditur se pasditen e sotme ka firmosur me futbollistin Mehdi Çoba. Lojtari në fjalë është rritur tek Akademia “AAS” ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e ekipit Sabah FC në Azerbajxhan.

Çoba tashmë vjen tek Vllaznia për të dhënë më të mirën e tij dhe kontrata e firmosur me klubin tonë është dyvjeçare.

Sulmuesi është edhe kontigjent i kombëtares U20 të Shqipërisë.

Mirê se vjen tek Vllaznia Mehdi Çoba!”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments