HomeKRYESORE‘Nuk bëri asnjë gabim në mbrojtje’, ja si vlerësohet Hysaj pas fitores...

‘Nuk bëri asnjë gabim në mbrojtje’, ja si vlerësohet Hysaj pas fitores së Napolit në transfertë

Napoli mposhti Parmën në transfertë ditën e sotme, me rezultatin 2-0, në ndeshjen e parë për këtë sezon në Serinë A.

Vetëm Elsedi Hysaj luajti, nga të 4-t shqiptarët që ishin pjesë e dy skuadrave ditën e sotme (Rrahmani, Dermaku dhe Redi Kasa).

Pikërisht mbrojtësi shkodran është vlerësuar me notën 6 nga “Tuttomercatoweb”, teksa në vlerësimin për të shkruhet: “Në krahasim me Di Lorencon, shtyn më pak në sulm.

Diçka e keqe kjo për Insinjen që e gjen veten gjithmonë përballë dy kundërshtarëve. Në mbrojtje Hysaj nuk bën asnjë gabim, tregohet i kujdesshëm dhe i saktë.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments