Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkodrani Kraja grumbullohet me kombëtaren U21

Shkodrani Kraja grumbullohet me kombëtaren U21

Pas nje sezoni te shkelqyer me Palermon dhe paraqitjeve te mira qe po ben edhe kete sezon me ekipin e Grossetos, futbollisti shkodran Erdis Kraja eshte grumbulluar ne kombetaren U21 te Shqiperise.

Emri i tij eshte pjese e listes se kesaj kombetareje qe ka bere sot publike trajneri Alban Bushi, per dy ndeshjet e rradhes, ato me Kosoven dhe Angline.

20 vjeçari i lindur ne Itali por me dy prinder nga Shkodra, eshte rritur tek Akademia e Atalantes, me te cilen u shpall kampion i Italise me ekipin U19 dy sezone me pas.

Nderkohe sezonin e kaluar Kraja u huazua tek ekipi i Palermos ne Serine D ku ai ka bere nje paraqitje te mire dhe ne fund te tij Palermo ka dashur te bleje kartonin e tij nga Atalanta, por kjo e fundit nuk ka dashur ta shese, por vetem ta huazoje.

Ne keto rrethana, lojtari shqiptar qe luan ne mesfushe eshte larguar nga Palermo per t’u huazuar tek ekipi i Grossetos qe merr pjese sivjet ne Serine C.

Kjo eshte ftesa e pare per Erdis Krajen me kombetaren U21, nderkohe qe me pare ka qene pjese e kombetareve U17 dhe U19.

Pjesa e kombetares Shpresa ne grumbullimin e rradhes eshte edhe 17 vjeçari i AEK me origjine nga Vermoshi, Mario Mitaj. Perpos tij jane grumbulluar edhe dy lojtaret me origjine nga Bajza Sergio Kalaj dhe Aristidi Kolaj./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments