Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMungoi për Shqipërinë, Broja mund të luajë që këtë fundjavë me Vitesen

Mungoi për Shqipërinë, Broja mund të luajë që këtë fundjavë me Vitesen

Të gjithë pritnin ta shihnin në fushë por Armando Broja nuk ia doli që të ishte gati për ndeshjet e përfaqësueses shqiptare në ditët e kaluara.

Lojtari pasi kishte shfaqur një formë mëse të mire në duelet e mëparshme në Ligën e Kombeve, mendohej se do të kishte përsëri një rol protagonist në grupin kuqezi.

Por sulmuesi praktikisht u stërvit vetëm një ditë pasi mbërriti në Shqipëri, pasi sipas stafit kuqezi, kishte probleme muskulore dhe nuk ishte në gjendje që të jepte kontributin e tij në fushën e lojës.

Kështu, Broja vendosi të kthehej menjëherë në Holandë, pa pritur ndeshjen e fundit ndaj Bjellorusisë, për t’i paraprirë një karantine të mundshme në këtë vend pas udhëtimit nga vendi ynë që futet në zonat e kuqe në Europë për COVID-19.

Megjithatë, mediat në Holandë raportojnë se situata e futbollistit është përmirësuar dhe se ai pritet që të jetë protagonist me klubin e tij në këtë fundjavë.

Broja mund të zbresë në fushë që të shtunën ndaj Groningen, ku ai shpreson që të vazhdojë serinë e golave të këtij sezoni, pasi ka shënuar 4 të tillë në 8 ndeshje të luajtura me Vitesen. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments