Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMOVIOLA| Kastrioti-Vllaznia/ Mungojnë 2 kartonë të kuq, Alla pa autoritet

MOVIOLA| Kastrioti-Vllaznia/ Mungojnë 2 kartonë të kuq, Alla pa autoritet

FSHF kishte dërguar gjashtë gjyqtarë në Kamzë, aty ku Kastrioti dhe Vllaznia luajtën në një terren të vështirë prej reshjeve të shiut.

Kryesor ishte Laver Alla i kolegjiumit të Lushnjës, i cili nuk pati autoritetin e duhur për të ndëshkuar ndërhyrjet e shpeshta të parregullta të lojtarëve të Kastriotit, Indrit Prodani dhe Lukman Husein.

Në gjashtë minutat e fundit të pjesës së parë, Husein bën tri ndërhyrje të rënda të njëpasnjëshme ndaj Imerit, por arbitri Alla i nxjerr vetëm karton të verdhë.

Por, e njëjta gjë ndodhi me Prodanin, i cili goditi pa top Krymin në të 57-ën, e më pas ndërhyri rëndë ndaj Gurishtës në të 74-ën dhe Ramadanit në të 86- ën. Alla u mjaftua me të verdhë dhe me këshillime të vazhdueshme për ndërhyrje të rënda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments