HomeKRYESOREProbleme fizike për Kumbullën, mungon në kampionat dhe në dyshim për Europën

Probleme fizike për Kumbullën, mungon në kampionat dhe në dyshim për Europën

Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim muskulor dhe në ndeshjen e sotme që Roma luan ndaj Udinezes, mbrojtësi i kombëtares nuk është grumbulluar nga trajneri Fonseka.

Në fakt, kjo për Romën është një periudhë shumë e ngarkuar duke qenë se pas katër ditësh zbret sërish në fushë për ndeshjen e radhës në Europa League ndaj Bragës.

Kumbulla duket se edhe për këtë takim është në dyshim, megjithatë mbetet për t’u parë më mirë në ditët në vijim, pasi 20-vjeçari duke parë edhe mungesën e Smolling mund të bëjë një sforcim për të qenë gati.

Në këtë kompeticion, kujtojmë se Kumbulla ka shënuar edhe një nga dy golat e tij me fanellën e Romës, teksa në fazën e grupeve ndëshkoi Jang Bojs. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments