HomeKRYESOREÇelsi me mendjen te Champions, por edhe te merkato. Në sulm për...

Çelsi me mendjen te Champions, por edhe te merkato. Në sulm për një goleador

Çelsi është ende me një llogari të hapur në këtë sezon dhe ajo është finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Mançester Sitit.

Mirëpo, ky angazhim i madh në Europë nuk i pengon drejtuesit e bluve të Londrës të mendojnë për ekipin e sezonit të ardhshëm. Ata janë vendosur në kërkim të një goleadori dhe i preferuari është Herri Kejn.

Totenhem ka qenë zhgënjyes këtë sezon, ndërsa me shumë mundësi Spurs do të jenë edhe jashtë Ligës së Kampionëve, e në këtë formë, sulmuesi duket i hapur për një aventurë të re. megjithatë, për Çelsin nuk do të jetë e lehtë të bindë Totenhemin pasi lojtari britanik është në kontratë me ta deri në 30 qershor të vitit 2024.

Ndaj, ajo që do të bëjë diferencën është oferta e cila duhet me patjetër të kënaqë Totenhemi. Gjithsesi, presidenti Roman Abramoviç e ka treguar se është serioz në rast se kërkon një futbollist dhe me shumë mundësi do ta tregojë me Kejn, pasi Tuhel në sezonin e ardhshëm ka detyrë ta nxjerrë skuadrën kampione. /VipSport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments