Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAlban Xhaferi flet për rastin me Bruno Telushin: Fantazi e mediave dhe...

Alban Xhaferi flet për rastin me Bruno Telushin: Fantazi e mediave dhe menaxherëve

Në media është përfolur së tepërmi për afrimin e Bruno Telushit te Vllaznia. Një histori e mbyllur rreth një muaj më parë që hapet sërish si kapitull. Të paktën këto ishin raportimet, ku në ditën e sotme pritej zyrtarizimi i marrëveshjes.

Mesfushori do të reagonte për “ABC News” duke u shprehur se ndihej i ofenduar me pagesën e ofruar nga klubi që nuk prekte as 40% e propozimit të parë.

“Sport Ekspres” ka kontaktuar me njeriun e parë të kësaj Vllaznie të re europiane, Alban Xhaferin. “Ne si ekip, kur mbyllim një kontratë e japim në faqen zyrtare.

Sa i përket negociatave nuk japim deklarata. Pastaj kjo situata në media me Telushin është pjesë e fantazive gazetareske dhe të menaxherëve”, tha Xhaferi. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments