HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDinamo ka harruar të fitojë, Egnatia fiton dhe zhyt blutë drejt rënies

Dinamo ka harruar të fitojë, Egnatia fiton dhe zhyt blutë drejt rënies

Në “Elbasan Arena” është mbyllur ndeshja mes Dinamos dhe Egnatias, ku këta të fundit kanë arritur të sigurojnë një 3 pikësh shumë të rëndësishëm për mbijetesën, ku nga një gol për secilën pjesë i kanë mjaftuar rrogozhinasve.

Skuadra e Zekirija Ramadanit ka dominuar lojën ndaj bluve të Rodolfo Vanolit, teksa që në minutën e 27-të u zhbllokua sfida, ku Pedro Agusto gjen rrugën e rrjetës me një supërgol, por festën mendon t’ia prishë VAR, pasi sulmuesi më parë kishte shkaktuar fall ndaj lojtarit të Dinamos.

Përsëri Pedro do të rrezikonte portën e Hazirajt, por nuk tregohet i saktë në goditjen finale të topit. Goli për rrogozhinasit prej minutash sillej, dhe do të vinte në 44’ kur Ilirid Ademi do të ndëshkonte blutë e Vanolit, me pjesën e parë që do të mbyllej kështu me avantazhin e rrogozhinasve.

Pjesa e dytë do të shikonte Dinamon më këmbëngulëse ndaj golit, por pa mundur të gjente rrugën e rrjetës, teksa tekniku italian i bluve do të hedhë në fushë Reginaldon dhe Mihanën.

Blutë vazhdojnë të kërkojnë golin e barazimit, por rastet më të rrezikshme do t’i ketë skuadra e Ramadanit, ku në minutën e 80 do të pretendonin për penallti, por nuk është i këtij mendimi kryesori Kridens Meta.

90’ do të dyfishonte rezultatin Pedro Agusto, i cili pas daljes së portierit të bluve do të dërgonte topin në rrjetë, nbdërsa kështu shtron Dinamon në tapet.

Me këtë fitore Egnatia arrin në kuotën e 30 pikëve dhe ngjitet në vendin e 7-të, ndërsa Dinamo ngelet me 23 pikë në vendin e 9-të, ku rrezikon edhe rënien në një kategori më poshtë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments