Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAnglia dhe Irani e kthejnë në ndeshje tenisi, “tre luanët” triumfojnë pas...

Anglia dhe Irani e kthejnë në ndeshje tenisi, “tre luanët” triumfojnë pas 8 golave

Anglia ka siguruar një fitore tenistike me shifrat 6-2 ndaj Iranit në ndeshjen e saj të parë në këtë edicion në Kupën e Botës, duke dhënë një mesazh të qartë për pretendimet që ka.

Ekipi i drejtuar nga Garet Sauthgejt dominoi sfidën që në minutat e parë të saj, duke zhvilluar një lojë sulmuese përballë iranianëve të cilët pasi humbën portierin e tyre titullar për dëmtim, u shfaqën më të brishtë në prapavijë. Kjo bëri që Bellingem, Saka dhe Sterling të gjenin tre herë rrugën e rrjetës në pjesën e parë duke vënë në kasafortë fitoren.

Megjithatë, sulmet nuk munguan në fraksionin e dytë të lojës ku golat erdhën me breshëri. Përsëri Saka, Rashford dhe Grilish çuan në 6 shifrat për anglezët ndërsa Taremi me një dygolësh për Iranin ishte ai që bëri më pak të hidhur humbjen e sotme.

ANGLI 6-2 IRAN
Belingam 35′, Saka 44′, 62′, Stërling 45′, Rashford 71′, Grilish 90′ / Taremi 64′, (p) 90’+13′ 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments