Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREPa shkëlqim por Polonia mund Arabinë Saudite dhe hedh një hap drejt...

Pa shkëlqim por Polonia mund Arabinë Saudite dhe hedh një hap drejt kualifikimit

Polonia ka mundur me shifrat 2-0 Arabinë Saudite dhe ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit të mëtejshëm në Kupën e Botës.

Skuadra polake ia ka dalë duke zhvilluar një ndeshje “me llogari” ndaj arabëve të cilët kishin marrë zemër nga suksesi i jashtëzakonshëm kundër Argjentinës. Goli i Zielinskit në pjesën e parë ia bëri më të thjeshtë punën, ndërsa edhe Sheznji u tregua hero duke pritur një penallti para pushimit të ndeshjes.

Në pjesën e dytë ishte Arabia që u shfaq më kërkuese, me polakët të cilët pritën momentet e tyre dhe kundërsulmet për të thumbuar. Milik goditi traversën dhe Levandovski shtyllën, derisa ky i fundit ishte ai i cili theu mallkimin e tij në Botërorë duke shënuar golin e tij të parë në një aktivitet të tillë.

Kështu, Polonia mori një sukses 2-0 që tashmë i jep dy rezultate të mundshme në duelin ndaj Argjentinës si opsion për kualifikimin e mëtejshëm, ndërsa Arabia Saudite do të luajë në ndeshjen ndaj Meksikës një mundësi të mirë kualifikimi të mëtejshëm.

POLONI 2-0 ARABI SAUDITE

Zielinski 40′, Levandovski 82′ 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments