HomeKRYESOREGjimshiti kthehet në fushë si fitues, mbrojtësi luan pas dy muajsh titullar...

Gjimshiti kthehet në fushë si fitues, mbrojtësi luan pas dy muajsh titullar në Kupë dhe siguron duelin me Asllanin

Berat Gjimshiti është kthyer përsëri në fushën e lojës si titullar në një ndeshje zyrtare pas dy muajsh nga hera e fundit kur e bënte një gjë të tillë me Atalantën.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, për shkak të dëmtimeve, nuk ka kaluar një sezon të rregullt me bergamaskët e si rrjedhojë ka humbur kohët e fundit vendin e tij në formacion.

Por trajneri Gasperini, vendosi t’i besonte përsëri si titullar në duelin ndaj Specias ku Atalanta fitoi me shifrat 5-2.

Gjimshiti luajti rregullisht të 90 minutat, duke bërë një paraqitje të mirë në këtë sfidë që siguroi kalimin në turin tjetër të skuadrës e cila në çerekfinale do të përballet me Interin.

Ndërkohë, në mediat italiane vazhdon të përflitet për një transferim të mundshëm të Gjimshitit te Monza, me klubin e Berluskonit që kërkon përforcime cilësore për prapavijën.

Një alternativë që mund të jetë interesante për mbrojtësin nëse kërkon të aktivizohet më me rregullsi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments