
Turi i parë i Kupës së Shqipërisë është mbyllur pasditen e sotme pa ndonjë suprizë teksa janë kualifikuar për në turin e dytë ato ekipe që parashikoheshin. Pikërisht prej saj tashmë janë përcaktuar edhe çiftet e turit të dytë të këtij kompeticioni ku spikat dueli “big”, ai në mes Tiranës dhe Vllaznisë. Kjo e fundit është kualifikuar pas barazimit 0-0 në Krujë dhe fitores sot 4-0 në Shkodër ndaj Kastriotit.
Sakaq edhe Tirana është kualifikuar pas dy fitoreve, 2-1 në ndeshjen e parë dhe 2-0 në ndeshjen e sotme. Përballja e turit të dytë mes dy skuadrave më të vjetra të futbollit shqiptar sigurisht që pritet me interes. Takimi i parë mes tyre do të luhet në kryeqytet më 18 tetor ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet në Shkodër më 1 nëntor. Kuqeblutë sigurisht që do të kërkojnë kualifikimin për në turin e tretë të Kupës së Shqipërisë.
Ja çiftet e turit të dytë:
GRUPI A
Erzeni-Kukësi
Besëlidhja-Skënderbeu/Mamurrasi*
Kamza/Iliria*-Teuta
Tirana-Vllaznia
GRUPI B
Pogradeci-Partizani
Bylis-Luftëtari
Lushnja-Laçi
Turbina-Flamurtari


