Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKalendar i ngjeshur për Vllazninë. Katër ndeshje në 12 ditë

Kalendar i ngjeshur për Vllazninë. Katër ndeshje në 12 ditë

Kjo javë ka qenë vërtetë pushim për ekipin e Vllaznisë (pushim për ndeshje sepse stërvitjet kanë vazhduar) por nuk do jenë kështu dy javët e ardhshme. Në 12 ditë, ai do të zhvillojë 4 ndeshje dhe të gjitha me një koefiçent vështirësie shumë të lartë. Kjo padyshim që kërkon një përgatitje të lartë dhe për më tepër, një bollëk lojtarësh në dispozicion sepse mund të jetë e nevojshme edhe alternimi i formacionit.

Gjithçka do të nisë me sfidën e së mërkurës tjetër për kampionat me Flamurtarin. Vetëm dy ditë pasi Shqipëria të presë Italinë në “Loro Boriçi”, në këtë stadium do të luajnë shkodranët dhe vlonjatët. Katër ditë më vonë, kuqeblutë do të udhëtojnë drejt Kamzës për t’u ndeshur me skuadrën vendase po për kampionat. Ndërkohë, më 18 tetor do të luhet ndeshja e parë e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ajo me Tiranën në “Selman Stërmasi” dhe vetëm 4 ditë më vonë, Vllaznia do të presë në Shkodër Partizanin për kampionat. Një periudhë që nuk do t’i lërë futbollistët dhe stafin teknik “të marrë frymë” dhe prandaj ata gjatë këtyre ditëve duhet të përgatiten sa më mirë për këtë kalendar të ngjeshur.
Kalendari
11 tetor Vllaznia- Flamurtari
15 tetor Kamza- Vllaznia
18 tetor Tirana- Vllaznia
22 tetor Vllaznia- Partizani

© shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments