HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESindrit Guri drejt kryeqytetit, interes nga dy ekipe të tij

Sindrit Guri drejt kryeqytetit, interes nga dy ekipe të tij

Sindrit Guri mund t’i bashkohet Dinamos në këtë merkato vere. Sulmuesi shkodran i dha fund aventurës së tij në Turqi dhe tashmë mund të vijë në kryeqytet për të përfaqësuar 18 herë kampionët e vendit. Sipas shtypit të shkruar, emri i tij është lakuar në ambientet e klubit kryeqytetas pa dashur të japin detaje të tjera.

Edhe pse dëshira e lojtarit është të vijojë karrierën jashtë vendit, nuk do të jetë çudi nëse edicionin e ri e shohim të luajë në Shqipëri. Eksperienca e disa viteve më parë me Kukësin mund t’i shërbejë që të bëjë mirë edhe me Dinamon.

Pritet të shihet se çdo të ndodhë, teksa emri i tij është lakuar edhe te Partizani. Hë për hë tek të kuqtë nuk ka asgjë konkrete, pasi të gjithë janë të përqëndruar në ndeshjet e Kupave të Europës.

Nderkohe nga Shkodra asnje levizje, ndonese trajneri Memelli eshte shprehur se po kerkojne edhe nje alternative per sulmin perpos Balajt, megjithate duket se fokusi i drejtuesve kuqeblu nuk eshte Sindrit Guri.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments