Juventusi po kalon një moment të vështirë, me gjashtë ndeshje radhazi pa fitore. Humbja e fundit ndaj Como-s, ka vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Igor Tudor, në prag të duelit me Real Madrid në Ligën e Kampioneve.

Marrëdhëniet mes Tudor dhe drejtorit të përgjithshëm Damien Comolli raportohet se janë ftohur, me drejtuesin që ka kërkuar ndryshime në sistemin e lojës, përfshirë kalimin në mbrojtje me katër.

Tudor, megjithatë, ka mbetur i qëndrueshëm në idetë e tij taktike. Korati është futur në një moment vendimtar, me ndeshje të rëndësishme kundër Real Madridit, Lazios, Udineses, Sportingut dhe Torinos.

Klubi po vlerëson të gjitha opsionet, përfshirë mundësinë e një ndryshimi në pankinë. Ndër kandidatët e përmendur për ta zëvendësuar janë Luciano Spalletti, Roberto Mancini, Raffaele Palladino, si dhe trajnerët e huaj Marco Rose dhe Edin Terzic.

Në rast se rezultatet nuk ndryshojnë, në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Real Madrid dhe Lazios, shkarkimi do të bëhej i pashmangshëm.