Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENejmar dhe ëndrra për Kupën e Botës/ Sytë nga Ançeloti...

Nejmar dhe ëndrra për Kupën e Botës/ Sytë nga Ançeloti…

Nejmar po i afrohet fundit të karrierës së tij, por ai ende ka ambicien për të qenë një lojtar kyç me ekipin kombëtar brazilian dhe në Kupën e Botës 2026, një qëllim që e ka ndjekur vitet e fundit.

Për ta bërë këtë, ylli i Santos duhet të rifitojë qëndrueshmërinë fizike dhe një nivel të formës fizike që lëndimet e kanë penguar prej kohësh ta arrijë. Lista e arritjeve të Nejmar është mbresëlënëse, 30 trofe, përfshirë Copa Libertadores me Santos, Ligën e Kampioneve me Barcelonën dhe medaljen e artë olimpike në Rio 2016. Ai u emërua dy herë Lojtari i Vitit i Amerikës së Jugut dhe fitoi Çmimin Pushkas për golin më të mirë në vitin 2011. Megjithatë, karriera e tij është shënuar edhe nga incidente jashtë futbollit që e kanë vënë në pikëpyetje vlerën e tij.

Kalimi nga Barcelona te PSG-ja shënoi një pikë kthese, pavarësisht se ruajti një nivel të lartë teknikash. Nejmar luftoi për të gjetur qëndrueshmëri, duke mos bërë më shumë se 22 paraqitje në Ligue 1 në pesë sezonet e tij në Francë dhe duke dështuar të fitonte Ligën e Kampioneve, duke humbur finalen në vitin 2020.

Vendimi për t’u transferuar në Arabinë Saudite në moshën 31 vjeç dukej si një lloj “sigurimi” për daljen në pension, por më pas erdhi kthimi në shtëpi te Santos.

Viti 2025 ishte një vit i vështirë, braziliani humbi disa ndeshje për shkak të një dëmtimi dhe luajti tre ndeshjet e fundit me një këputje të meniskut që klubi të mos binte nga kategoria.

Ai tani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është gati ta fillojë vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme për t’iu përgjigjur thirrjes së Ançelotit. Megjithatë, nuk është e sigurt nëse ai do të arrijë atje apo jo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments