Monday, May 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot ditëlindja e Gjon Ndojës, basketbollistit që u shpall 3 herë...

ALMANAK/ Sot ditëlindja e Gjon Ndojës, basketbollistit që u shpall 3 herë kampion me Vllazninë

Shkruar nga Gjergj KOLA

Historia e basketbollit shkodran në vite ka bërë që sukseset të jenë jo të pakta dhe një kontribut të madh në fitimin e tyre kanë dhënë jo pak emra të njohur të tij. Ka edhe nga ata që e kanë kaluar të gjithë karrierën sportive pa fituar asnjë titull kampion, pavarësisht talentit që kanë patur, por ky ka qenë fati i keq i tyre.

Nga ana tjetër ka patur edhe një brez sportistësh të cilët mund të konsiderohen me fat sepse kanë rastisur në kohën e duhur dhe në vendin e duhur dhe pjesë e këtij grupi sportistësh është edhe Gjon Ndoja.

Po ndalemi sot tek ky basketbollist kampion sepse kjo ditë përkon me atë të ditëlindjes së tij. Ai feston 35 vjetorin e lindjes dhe me këtë rast, në emër të redaksisë së Gazeta “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!

Gjoni ka lindur në Shkodër më 18 maj 1991 dhe që në moshë të vogël, nisur edhe nga shtatëlartësia e tij rregjistrohet në ekipet e moshave të basketbollit dhe gradualisht mbërrin tek ekipi i parë me të cilin do të arrinte shumë suksese duke hyrë kësisoj edhe në historinë e tij.

Ai ka dhënë kontributin e tij në fitimin e tre titujve kampionë tek Vllaznia në sezonet 2013-2014, 2014-2015 dhe në 2015-2016. Po ashtu ka fituar edhe dy Kupa të Shqipërisë në vitet 2013 dhe 2014 duke qenë kësisoj pjestar në pesë prej sukseseve historike të kuqebluve.

Në fund të vitit 2018 ndërkohë gjatë një ndeshje me Teutën në Shkodër do të dëmtohej rëndë duke këputur ligamentet e gjurit dhe kjo e detyroi të braktiste sportin e tij të dashur teksa më pas bashkë me familjen e tij u spostua të jetonte në Itali, shtet ku vazhdon të jetojë sërish.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments