Skuadra e Llapit ka bërë një përforcim tepër të rëndësishëm në mesfushë duke afruar 26-vjeçarin Françisko Rivera. Klubi nga Podujeva ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022 me mesfushorin meksikan.

Rivera së fundi ishte pjesë e skuadrës Minera de Zacatecas me të cilën luajti 20 ndeshje nga ku shënoi 4 gola dhe asistoi vetëm 1 herë, ndërsa në total 26-vjeçari, ka qenë në fushë në 71 ndeshje nga ku ka arritur të shënojë 6 gola dhe të asistojë në 6 raste të tjera.

Skuadrat e tjera ku meksikani ka luajtur janë dhe CF Amerika, Monagas SC, Alebrijes de Oaxaca, Cf Atlante, Queretaro Fc dhe Tiburones Rojos de Veracrus.

Riviera përforcon kështu radhët e skuadrës nga Podujeva në prag të ndeshjeve europiane dhe për sezoni e ardhshëm, teksa drejtuesit e Llapit presin që ai të bëjë diferencën, si në ndeshjet e Europës ashtu edhe në Superligën e Kosovës.