Dita e nesërme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e trajnerit Tomas Brdariç te skuadra e Vllaznisë. Trajneri do të zhvillojë një takim me sponsorin Xhaferi për të mësuar nëse do vijojë bashkëpunimin me kuqeblutë.

Kujtojmë që për trajnerin ka pasur interes nga elita dhe Kosova, ndërsa Brdariç ka kërkuar ndër të tjera edhe rritje page, krahas ruajtjes së titullarëve.

Ajo që duhet theksuar, është se trajneri Brdariç ka fituar mjaft popullaritet në Shkodër, ndërsa dita e nesërme do të jetë vendimtare për pankinën shkodrane.

Ndërkohë që edhe shumë lojtarë duken drejt largimit, pasi ofertat janë “lumë” ndaj 5-6 titullarëve të ekipit kuqeblu…