Tuesday, July 14, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMalisheva do të kërkojë përmbysjen ndaj Vllaznisë, Brdariç: Jam i bindur se...

Malisheva do të kërkojë përmbysjen ndaj Vllaznisë, Brdariç: Jam i bindur se mund t’ia dalim

Trajneri i Malishevës, Thomas Brdariç, ka dalë në konferencë për media para ndeshjes së kthimit ndaj Vllaznisë, e vlefshme për eliminatoret e UEFA Conference League.Malisheva do të kërkojë përmbysjen e rezultatit nga ndeshja e parë, e cila u zhvillua në Shkodër dhe përfundoi me fitoren e Vllaznisë me rezultat 2:1.

Brdariç ka shprehur besimin se Malisheva mund të arrijë rezultat pozitiv në ndeshjen e kthimit dhe të vazhdojë aventurën evropiane.

“Ne jemi të bindur që mund të fitojmë këtu, në Kosovë. Përgatitjet ishin të duhura. Kemi gjithçka që na duhet, jemi përgatitur mirë në stërvitje”, ka deklaruar Brdaric.

Trajneri gjerman ka theksuar se skuadra e tij duhet të reagojë pas ndeshjes së parë dhe të përmirësohet në detajet që mund të vendosin fatin e përballjes.

“Ne duhet të përgatitemi dhe të përmirësohemi si ekip, kjo është detyra jonë. Nuk duhet të jemi të dëshpëruar nga humbja, por të mësojmë shpejt. Kemi bërë analizë dhe kemi punuar në disa aspekte. Është proces dhe e shohim si një mundësi për t’u rritur”, tha ai.

Duke folur për kundërshtarin, Brdariç vlerësoi traditën dhe cilësinë e Vllaznisë.

“Vllaznia është një skuadër me shumë traditë, kanë ekip të mirë. E marrim shumë seriozisht dhe me shumë respekt, por edhe ne kemi një ekip shumë të mirë”, u shpreh trajneri i Malishevës.

Në fund, ai falënderoi Federatën e Futbollit të Kosovës për mbështetjen që ndeshja të zhvillohet në Hajvali dhe kërkoi përkrahjen e tifozëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments