Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJ5 transferimet gjigante që mund të ndodhin në fund të janarit

5 transferimet gjigante që mund të ndodhin në fund të janarit

Afati i transferimeve të janarit është në ritëm të lartë dhe i kemi parë dy marrëveshje të shumave të majme të parave që e përfshinë Liverpoolin.Virgil Van Dijk u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë kur e kompletoi kalimin e tij nga Southampton te Liverpool për 84 milionë euro. Kjo u bë para se Coutinho të realizojë ëndrrën e tij me kalimin në Barcelona. Katalunasit paguan plotë 160 milionë euro për brazilianin.

Por, edhe pse ka mbetur edhe më shumë se dy javë deri në përfundim të afatit kalimtar të janarit, do të shohim edhe disa transferime të mëdha.Alexis Sanchez pritet të kalojë në Manchester, nuk dihet ende se në cilën pjesë të qytetit.

Riyad Mahrez. Për të janë të interesuar Roma, Arsenal dhe Liverpooli, por Liverpool shihet më afër për arsye se ai shihet si zëvendësues i Coutinhos të larguar në Barcelonë.

Theo Walcott nuk po gjen vend në Arsenal. Për të janë të interesuar Southampton, Milan dhe West Ham.

Daniel Sturridge kërkon skuadër të re, pasi që në Liverpool nuk po gjen vend në formacionin e parë. Ai është i lidhur me një huazim te gjigantët italian, Inter.

Lucas Moura nuk ka vend në Paris Saint-Germain. Për brazilianin janë të interesuar Manchester Unite dhe Chelsea.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments