Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE SPORT I HUAJAnglia luan tenis me Panamanë, Kane me shifra të frikshme

Anglia luan tenis me Panamanë, Kane me shifra të frikshme

Anglia iu kundërpërgjigj menjëherë fitores së djeshme të Belgjikës, duke shkatërruar bindshëm Panamanë me rezultatin e thelle 6-1 dhe duke siguruar kualifikimin për në fazën e 1/8-ave.

Skuadra e Southgate gjeti golin e avantazhit që në minutën e shtatë, me atë të qendërmbrojtësit të Manchester Cityt, John Stones.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e thellë 5-0, ndërsa kapiteni Harry kane shënoi dy herë me 11-metërsh, fillimisht në minutën e 22-të dhe më pas në të 46-ën.

Mes dy penalltive të kapitenit, ishte Lingard që shënoi një supergol dhe Stones që kompletoi dopietën personale, përkatësisht në minutat e 36 dhe 40.

Harry Kane mori i vetëm kryesimin e listës së golshënuesve, pasi shënoi edhe golin e tretë personal për sot, dhe të pestin në total pas dy takimesh, në minutën e 62 të takimit.

Nga ana tjetër, Panamaja u zgjua në minutat e fundit dhe gjeti golin e parë në pjesëmarrjen e saj të parë në një kampionat botëror, në minutën e 78 me anë të Baloy.

Tani Anglia dhe Belgjika kalojnë në fazën e 1/8-ave, ndërsa në ndeshjen e tretë në grup, do të përcaktojnë se kush do të kualifikohet si e para e grupit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments