HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREPanik në Shkodër, portieri lë ndeshjen dhe përfundon në spital

Panik në Shkodër, portieri lë ndeshjen dhe përfundon në spital

Ne “Reshit Rusi” eshte luajtur sot sfida mes Vllaznisë dhe Shënkollit, në Grupin A të Kategorisë së Parë.

Takimi ka qenë 1-0, kur në të 40’, portieri Rinev Danaj i skuadrës së Shënkollit është përplasur me një shokun e skuadrës, të repartit të mbrojtjes dhe është dëmtuar rëndë.

Në fushë janë parë stafet mjekësore të të dyja ekipeve, por është dashur edhe ndërhyrja e autoambulancës.

Menjeherë, portieri Danaj është shoqëruar në spitalin rajonal të qytetit të Shkodrës për një ndihmë më të specializuar.

Nga informacionet qe merren, gjendja e tij tashme eshte e mire dhe i eshte bashkuar ekipit rruges se kthimit per ne Shenkoll.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments