HomeBASKETBOLLVllaznia të shtunën miqësore në Prishtinë ndaj kampiones së Kosovës

Vllaznia të shtunën miqësore në Prishtinë ndaj kampiones së Kosovës

Vjen ndeshja e pare miqesore per ekipin e basketbollit te meshkujve te Vllaznise.

Pasditen e se shtunes ai do te luaje ne Prishtine ndaj ekipit me te njejtin emer qe siç dihet, eshte ekipi kampion ne fuqi i Kosoves.

Kjo eshte bere e ditur nga vetr shoqata e basketbollit Vllaznia ne nje njoftim te shperndare pak minuta me pare ku thuhet:

“Ditën e shtunë, me ftesë të Klubit të Basketbollit të Prishtinës, kuqeblutë e koshit do të udhëtojnë drejt kryeqytetit të Kosovës për të zhvilluar një miqësore luksi me njërin prej ekipeve më të mira të Ballkanit, kampionët e Kosovës.

Takimi do të zhvillohet në orën 19:00, duke i dhënë mundësinë teknikut kuqeblu të testoj forcën e ekipit, si edhe blerjet e reja për një përfaqësim dinjitoz në kampionatin shqiptar dhe Ballkan Ligë.

Kjo miqësore pritet të pasohet nga ndeshje të tjera, të cilat do të konfirmohen në ditët në vazhdim”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments