Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKërkohet nga Milani, agjenti i yllit brazilian do të udhëtojë drejt Italisë...

Kërkohet nga Milani, agjenti i yllit brazilian do të udhëtojë drejt Italisë javën tjetër

Milani nuk po kalon një periudhë të mirë këtë sezon, dhe një nga pikat e dobëta të kuqezinjve është pikërisht reparti i sulmit.

everton suarez

Pikërisht ky është edhe reparti ku pritet të ketë edhe më shumë ndërhyrje në merkaton e verës nga drejtuesit. Përveç Ibrahimoviçit, një nga objektivat e “Djallit” për sulmin është edhe futbollisti brazilian Everton Soares.

Ky i fundit ishte një objektiv i Milanit edhe në merkaton e verës, pro asokohe nuk u arrit një marrëveshje. Tashmë italianët kanë rikthyer përsëri interesimin për sulmuesin dhe sipas mediave italiane agjenti i futbollistit do të udhëtojë drejt Italisë javën e ardhshme.

Pikërisht udhëtimi i tij mund të jetë për të folur për lojtarin e Gremios, i cili ndiqet gjithashtu nga disa klube të tjera të mëdha europiane.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments