Kalendari i kategorisë superiore të futbollit shqiptar ka pësuar ndryshime sërish teksa java e 21-të do të luhet të premten e të shtunën ndërkohë që java e 22-të do të luhet mesjavën e ardhshme.

Ndeshja e rradhës për ekipin e Vllaznisë është ajo që do të luhet në Gjirokastër ndaj skuadrës vendase.

Sipas FSHF-së, ky takim do të luhet të shtunën që vjen, pra më datë 24 shkurt në ora 14.00. Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të javës së 21-të:

Superiore / Java 21

E premte

Skënderbeu – Partizani ora 18.00

E shtunë

Kukësi – Laçi ora 14.00

Luftëtari – Vllaznia ora 14.00

Lushnja – Kamza ora 14.00

Teuta – Flamurtari ora 17.00
© shkodrasport.com