Në Shkodër tashmë ka nisur një “garë” në mes Akademive të ndryshme për të rritur perforcancën dhe cilësinë e tyre. Nëse deri para pak kohësh flitej vetëm për një Vllazni, apo më pas për KF Shkodra, tashmë cikli i tyre është zgjeruar së tepërmi dhe ka shumë ekipe që po rriten nga viti në vit.
Madje, mund të themi se dy Akademitë më të sukseshme aktualisht në futbollin e Ligës Amatore janë “Atletik Klub Shkodra” dhe “Djelmnia shkodrane”. Ambicjet e tyre janë të mëdha dhe këtë e tregon edhe fakti se ato po i kushtojnë shumë rëndësi sigurimit të terreneve sportive të përshtatshme dhe po ashtu edhe burimeve njerëzore.
Për këtë arsye kanë filluar edhe “merkatoja” e trajnerëve. I rradhës që ka lëvizur për kushte më të mira pune është
Bledar Marshiq i cili ka vite që stërvit sportistë në Ligën Amatore. Vitet e fundit ka qenë pjesë e Akademisë “Rozafa”, por tani e tutje emrin e tij do ta shohim tek “Djelmnia shkodrane”.
Një gjë të tillë e ka zbuluar për “Shkodra Sport” njëri prej pjestarëve të kësaj të fundit, pikërisht Arber Shytani i cili është shprehur: “Akademia jonë do të zgjerohet edhe me ekipe të tjera dhe rrjedhimisht edhe me trajnerë të tjerë. Mund të konfirmoj faktin se Bledar Marshiq tashmë do të jetë pjesë e jona.
Ai është një emër i njohur në futbollin e moshave në Shkodër sepse nga duart e tij kanë dalë shumë futbollistë. Kushtet e mira të punës që ofron “Djelmnia shkodrane” besoj se do të jenë një arsye më shumë që edhe të tjerë trajnerë të njohur të na bashkohen në të ardhmen”.
www.shkodrasport.com