Analisti i njohur Xhevdet Zekaj ka qenë pjesë e emisionit “Fair Play” në “Syri TV” duke bërë një analizë të skuadrave që pritet të rrezikojnë për rënien nga Superliga, ka thënë se skuadra më e rrezikuar është Vllaznia dhe jo kurrsesi Partizani, ndonëse të dy ato ekipe janë aktualisht me pikë të barabarta në renditje.

“Partizani ka problemet e veta megjithatë duhet të shohë përpara dhe të nisë të mendojë për sezonin e ri. Harrojeni se ai rrezikon rënien nga Superliga.

Do t’i marrë pikë Tiranës në ndeshjen direkte, do ta mundë Vllazninë në ndeshjen direkte dhe me kaq shpëton. Vllaznia shkon në play- out, jam i bindur për këtë gjë”- është shprehur ai.

Në fakt, mund të ketë edhe mendime ndryshe por Zekaj nuk e konsideron favorit për rënien ekipin e kuq, por vetëm atë shkodran, duke harruar ndoshta se edhe Bylis apo ndodnjë skuadër tjetër është e rrezikuar kur kanë mbetur edhe tetë javë nga përfundimi i kampionatit.
www.shkodrasport.com