Vllaznia e sivjetme e ka nisur ne menyre disi te çuditshme kampionatin. Ka fituar ndaj dy rivaleve dhe ka humbur ndaj dy kundershtareve me te lehte ne leter. Nje ecuri qe ne fakt nuk mund te analizohet ashtu si duhet as nga specialistet.

Keshtu mendon edhe vete Armando Cungu, ish- futbollisti dhe ish-trajneri i kesaj skuadre. Gjate nje analize te bere ne emisionin “Fair Play” ai eshte shprehur ne kete menyre per ecurine e deritanishme te kuqebluve:

“Për të analizuar Vllazninë e këtij sezoni është pak e vështirë për të gjetur fjalët e duhura. Bën dy ndeshje të mira e dy skuadra të forta si Kukësi dhe Tirana ndërsa lë shumë për të dëshiruar me paraqitjet e saj ndaj dy ekipeve që vijnë nga kategoritë inferiore.

Nëse kishte njëfarë justifikimi në thonjëza ndeshja e parë ndaj Erzenit për të mos e marrë aq sa duhet seriozisht ekipin e Erzenit, kjo me Egnatian nuk falet sepse nga një situatë e tillë, një ekip profesionist apo lojtarë profesionistë duhet të nxjerrin mësime, por kjo ndeshje tregoi se akoma nuk i kanë nxjerrë mësimet e duhura.

Unë dua t’i referohem edhe fjalëve të Josës që thotë se “një ndeshje nuk fitohet pa filluar”. Ndoshta mentaliteti i shkodranëve bëri që kjo ndeshje të merrej lehtë, por futbolli i sotëm tregon tjetër gjë dhe Egnatia e meritoi fitoren.

Kjo ndeshje nuk kishte fare histori, por në fushë kishte vetëm një ekip- Egnatian. Tek Vllaznia nuk funksionoi asgjë, një mbrojtje që nuk funksiononte në linjë, nuk ka dublazhe, por mbi të gjitha ajo që nuk më pëlqen është se nuk shoh tek ekipi dëshirën dhe luftën sportive.

Kjo është një situatë që Vllaznia duhet ta analizojë. Stafi por edhe sportistët e saj kanë kapacitetin e duhur për të dalë nga kjo situatë, megjithatë duhet të them se është edhe një fat sepse është vetëm starti i kampionatit dhe po ashtu edhe fat se po gabojnë edhe skuadrat e tjera pretendente.

Pikët aty janë dhe jam i bindur se ekipet e mëdha në njëfarë mënyrë do ta gjejnë veten dhe do ngjiten aty ku duhet. Zakonisht ato ekipe që dinë të fitojnë trofe, dinë edhe të kalojnë momente të tilla. Kështu mendoj edhe për Vllazninë sepse e ka grupin, e ka ekipin dhe ajo është ndër të vetmet ekipe që ka lëvizur pak në organikë”-/SHKODRA-SPORT.COM/