Armando Broja, ishte një nga më të dalluarit në fushë ndaj Spanjës. Sulmuesi 20-vjeçar, është padyshim lideri i sulmit të Kombëtares së Shqipërisë.

Si të mos mjaftonin elozhet e thurura nga trajneri i Kombëtares së Spanjës, Luis Enrique, ylli i Kombëtares, Broja, ka marrë vlerësime të shumta pozitive pas ndeshjes nga specialistët, duke e shndërruar sulmuesin shqiptar në një yll të vërtetë.

Edhe pse nuk shënoi Broja i la të gjithë pa fjalë, teksa në disa nisje dhe kundërsulme, u tregua i jashtëzakonshëm dhe tepër i rrezikshëm.

Broja është duke kaluar një formë të shkëlqyer edhe te Southampton, ku ka realizuar deri tani 6 gola në një nga kampionatet më të forta në botë, si Premier League.
Maringlen ZHIVANI