Nuk kanë munguar surprizat në tre ndeshjet e para të raundit të 32’ të Superligës Shqiptare.

Kryesuesit e kampionatit, Skënderbeu, pas humbjes së parë në Korçë me Kukësin, këtë herë janë mposhtur sërish në transfertë nga Laçi.

Korçarët kaluan të parët në avantazh në 2-0 me golat e Sowe, por u përmbysën nga vendasit në 2-3, që arritën të marrin tre pikë me shumë vlerë.

Në ndeshjen në “Zeqir Ymeri”, Kukësi ka bërë detyrën në shtëpi përballë Lushnjes duke marrë një fitore minimale në shifrat 2-1.

Për verilindorët, shënoi  Guri në pjesën e parë dhe Balde në të dytën, teksa në fraksionin e parë kishte barazuar Pepa me penallti.

Ndërsa përballja tjetër në qytetin e Kamzës është ndarë në barazim të bardhë pa gola.

Vendasit edhe pse kanë tentuar nuk kanë arritur të shënojnë, përballë një Luftëtari shumë të organizuar dhe që në këtë ndeshje nuk kishte lojtarin kryesor, Kristal Abazaj për arsye dëmtimi.