Vllaznia ne basketboll per femra ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe ecen e sigurte drejt objektivit te saj, zones se play-off-it.

Pasditen e sotme, vajzat shkodrane kane arritur nje fitore pergjithesisht te lehte ndaj Apolonise se Fierit ne takimin e luajtur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati 87-58 por ai mund te kishte qene edhe me i thelle sepse trajneri Gjeçaj ne minutat e fundit te ndeshjes ka aktivizuar te gjitha vajzat e stolit dhe kuptohet qe niveli ka rene disi.

Por nga ana tjeter, duhet thene se ne kete takim me ekipin shkodran nuk ka luajtur Bujari dhe Daboviç sepse stafi nuk e ka pare te arsyshme t’i aktivizoje ngaqe edhe niveli i kundershtarit nuk ka qene i larte.

Vllaznia me kete fitore forcon pozitat ne vendin e katert megjithate objektivat e saj pse jo jane per te synuar edhe vendin e trete dhe ndoshta edhe te dytin.
www.shkodrasport.com