Si futbollist qe ka luajtur deri para pak me shume se nje muaji me Partizanin, sigurisht qe Eneo Bitri pavaresisht se tashme larg, e ka ndjekur me shume interes “derbin” ndaj Tiranes dhe ka gezuar shume per fitoren e ish- skuadres se tij.

“Ndonese larg, e kam shijuar kete derbi. Partizani beri nje loje te shkelqyer, ka qene shume cinik para portes kundershtare, eshte mbrojtur ne menyre perfekte duke bere nje ndeshje te madhe dhe e meritoi plotesisht fitoren ne kete derbi, ne te cilin sigurisht qe do te kisha dashur te isha ne fushe”- eshte shprehur ai ne nje prononcim per tv klan.

Bitri nderkohe ka folur edhe per ekipet pretendente per titullin kampion teksa ka anashkaluar Tiranen dhe ka permendur emrat e Partizanit dhe Vllaznise si me te mundshmet per fitimin e tij.

“Une nuk e shoh Tiranen pretendente per titull sepse i eshte larguar lojtari kryesor i tyre, Xhixha, tek i cili e kishin te perqendruar te gjithe lojen dhe kjo gje do ta penalizoje shume kete skuader ne pretendimet e saj.

Kuptohet qe afer shoh Partizanin, por edhe Vllaznine, nje skuader e cila me shume lojtare kualitative ne rradhet e saj se çdokush tjeter dhe prandaj do te synoje fort edhe ajo fitimin e titullit kampion deri ne fund”- eshte shprehur ish- kapiteni i te kuqve./SHKODRA-SPORT.COM/