Nga Gjergj KOLA

Boksieri shkodran Kristian Demaj do te ngjitet sonte serish ne ring per te zhvilluar ndeshjen e rradhes ne boksin profesionist. Ai do te ndeshet me boksierin gjerman Tom Schwarz dhe sigurisht qe do te kerkoje fitoren.

Per Demajn kjo do te jete ndeshja e tij e 9-te ne boksin profesionist, nga te cilat ka fituar 6. Dy prej ketyre te fundit i ka fituar me KO, nderkohe qe ka rregjistruar edhe dy humbje, megjithate karriera e tij ka ardhur gjithnje ne rritje dhe sigurisht qe presim suksese te tjera nga ky boksier.

Duke filluar nga sonte, ndonese do te kete nje sfide shume te forte ndaj nje boksieri shume te pergatitur siç eshte Schwarz. Ky i fundit ka zhvilluar deri tani 29 ndeshje. Prej tyre ka fituar 28 nga te cilat 19 i ka me OK dhe ka vetem nje humbje, ate me nokaut.

Schwarz njekohesisht ka nje renditje me te mire ne ranglisten boterore sepse eshte i 106-ti per kete peshe, nderkohe qe Kristian Demaj eshte i 188-ti. Gjermani po ashtu eshte me i ri ne moshe- 29 vjeç, ndersa shkodrani eshte 32.

Megjithate te gjitha keto jane veç shifra sepse sonte ne ringun e Verti Music Hall, ne Friedrichshain Kristian Demaj do te tregoje vlerat e tij dhe do te synoje fitoren per t’u ngjitur ne kete menyre edhe me lart ne ranglisten boterore. Ai ka kohe qe eshte pergatitur intensivisht per kete ndeshje dhe sigurisht qe beson tek fitorja.