Lajme të mira nga infermieria e Tiranës. Kristijan Toshevski do të kthehet më shpejt seç parashikohej.

Lojtari, i cili është dëmtuar në stërvitje, të hënën do të rikthehet me grupin.

Futbollisti disa ditë më parë kishte marrë një goditje në kavilje dhe rrezikonte Vllazninë, por tani shpresat që maqedonasi të jetë në fushë janë të mëdha.