Vllaznia arriti të fitonte ditën e djeshme miqësoren kundër ekipit të malazez Zoran Shpuz me rezultatin 3-0. Shifra që priteshin duke parë edhe nivelin e kundërshtarit që kuqeblutë kishin përballë. Golat u shënuan nga Marku, Vulaj dhe Aralica. Duke treguar se të gjithë lojtarët ishin aktivë dhe po ruajnë formën e tyre.

Gjithashtu në këtë miqësore janë aktivizuar të gjithë futbollistët e pranishëm në Ulqin. Patjetër që këto gjëra ndodhin në miqësore, ku stafi teknik aktivizon gjithë elementët e mundshëm. Por këto ditë përgatitje në Malin e Zi mund të jenë një mundësi e re për shumë kënde. Kjo për të treguar vlerat e tyre, që në vijimin e edicionit ta bindin trajnerin Josa.

Dihet se skuadra nuk është se do ndryshojë përbërje, të paktën deri në janar. Por për gjithë lojtarët që janë aktivizuar me pikatore në kampionat, ku pushim mund të shërbejë pozitivisht. Për të gjetur ndoshta formën e tyre maksimale, që patjetër mund ta ndihmojnë skuadrën në javët që vijojnë.

Vllaznia me siguri në ditët në vijim do zhvillojë edhe një tjetër miqësore në tokën malazeze. Pavarësisht se është e vështirë për të gjetur kundërshtarë të denjë sepse kampionati fqinj e vijon aktivitetin, pavarësisht se jemi në muajin e Botërorit.

Megjithatë këto ditë janë një “provë” për disa futbollistë tek kuqeblutë, që në rast se nuk bindin edhe mund të largohen në merkaton e janarit.
Endri ÇINARI