Enver Dervishi, lamtumira e parakohshme e emrit të madh të atletikës

0

Vitet e fundit zgjodhi të mos ishte pranë atletikës. Vetëm fizikisht sepse kontaktet dhe lidhje me këtë sport nuk mund t'i harronte. Enver Dervishi ka kaluar një jetë të tjerë pranë sportit. Madje familjarisht, si rrallëkush tjetër. Megjithatë javën e kaluar, ai vendosi të na jepte lamtumirën. Të parakoshme besoj për të gjithë ne. Sidomos për familjen e tij, për gruan- bashkëudhëtaren e jetës,Myzejenin dhe për dy djemtë, Ermalin dhe Edmirin. Në moshën 69 vjeçare ai është ndarë nga jeta megjithatë kujtimet për të do jenë të shumta. Ka lindur në Shkodër në vitin 1945.

Izmir Smajlaj vendos rekord të ri së gjati me 7.78 metra

0

Atleti i Vllaznisë Izmir Smajlaj ka vendosur sërish rekord kombëtar.Nëse më 8 maj ka bërë barazim rekordi në ditën e kërcimeve në Shkodër, me 7.75 metra, dje ka qenë në rezultatin e ri 7.78 metra. Ndonëse vetëm përpara dy ditësh pat ardhur nga Tbilisi, atje ku zuri vendin e dytë me 7.58 metra, ndërsa së bashku me Luiza Gegën ishin ndër më të mirët e Shqipërisë në Ligën e Evropës, Kategoria e Tretë, shkodrani përsëri ka bërë rezultat surprizë. Që nga presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergji Ruli, tek trajneri Vildan Tufi, por dhe tek anëtarët e kryesisë së këtij institucioni ka pasur gëzim dhe falënderim.

Vllaznia shpallet kampione e Shqipërisë edhe më të rriturit

0

Vllaznia është shpallur kampione e Shqipërisë në atletikë edhe me të rriturit. Atletët shkodranë kanë dominuar në kampionatin kombëtar të zhvilluar për dy ditë me rradhë në Tiranë duke treguar se janë sërish më të mirët. Ato janë shpallur kampionë përveçse si ekip edhe në disa disiplina. Kështu, Ardit Rashi është shpallur kampion kombëtar në garën e 100 metrave, Izmir Smajlaj kampion në garat e kërcimit së gjati dhe në trehapësh. Një tjetër kampion ka nxjerrë Vllaznia edhe në garën e 200 metrave teksa fitues është shpallur Mario Shestani.

Gëzim Dimnaku rekord kombëtar në kampionatin e Kanadasë

0

Atleti shkodran Gëzim Dimnaku ndonëse në moshën 42 vjeç vazhdon sportin në Kanada. Madje ditët e fundit, ai ka arritur një rezultat të lartë duke thyer rekordin kombëtar të këtij vendi në garën e kërcimit trehapësh. Pikërisht ka qenë kampionati kombëtar I Kanadasë për moshën mbi 40 vjeç ku Dimnaku ka kërcyer 14 metra dhe 11 centimetra, rekord ky që nuk ishte thyer prej 10 vitesh dhe mbahej nga kanadezi Peter Lord me distancën 13 metra e 78 centimetra. Me këtë rezultat ai kryeson listën e sportistëve të kësaj moshe në botë sepse distanca e arritur është vërtetë e lartë.

Vllaznia kampione e Shqipërisë edhe për 20 vjeçarë

0

Ashtu siç ishte premtuar, ekipi I atletikës së Vllaznisë për 20 vjeçarë është shpallur kampion I Shqipërisë. Garat janë zhvilluar pasditen e së premtes në pistën e stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” në Tiranë dhe në të kanë marrë pjesë sportistët më të mirë të vendit. Ka patur rivalitet megjithatë atletët shkodranë kanë dominuar në shumicën e garave. Kështu, sportisti I talentuar Gledis Halluni ka dalë kampion në garën e kërcimit së gjati teksa ka kërcyer 6 metra e 92 centimetra e po ashtu kampion edhe në garën e kërcimit trehapësh me 14 metra e 14 centimetra.

Atletika shkodrane në pritje të një tjetër titulli kampion

0

Një tjetër ekip I klubit Vllaznia, pikërisht ai I atletikës për 20 vjeçarë, do të kërkojë titullin kampion në garat që do të zhvillohen pasditen e së premtes në Tiranë. Sportistët e këtij ekipi kanë kohë që përgatiten për këtë kampionat dhe pas titullit të 17 vjeçarëve, do të sjellë edhe një tjetër kupë në Shkodër. Një nga trajnerët e këtij ekipi, Vildan Tufi, në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, e ka bërë të sigurtë marrjen edhe të këtij titulli kampion. "Mendoj se këto tituj tashmë janë një rutinë për Vllazninë. Besoj se do të triumfojmë edhe në këtë kampionat sepse sportistët tonë gëzojnë formë shumë të mirë sportive"- ka thënë Tufi.

Izmir Smajlaj barazon shifrat e Bregut. Rekord i ri kombëtar!

0

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka thyer rekordin kombëtar në garën e kërcimit së gjati. Ai ka barazuar rezultatin 7.75 metra të mbajtur më parë nga shkodrani Admir Bregu megjithatë konsiderohet rekord nga ana e Federatës Shqiptare të Atletikës sipas rregulloreve që ajo ka. Rekordi i ri është vendosur në garat e zhvilluara pasditen e së enjtes në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” në “ditën e kërcimeve”, aktivitet ky që mban emrin e kampionit të mirënjohur Hysni Bebeziqi. Smajlaj që në kërcimin e tij të parë ka arritur të thyejë rekordin dhe për rrjedhojë ai është shprehur i lumtur për këtë sukses por ka premtuar njëkohësisht edhe të tjerë shumë shpejt.

Nesër “dita e kërcimeve” në Shkodër. Pritet rekordi i Smajlajt

0

Pasditen e së enjtes në Shkodër, pikërisht në orën 16.30 në pistan e stadiumit “Loro Boriçi”, do të zhvillohet një aktivitet shumë I rëndësishëm I atletikës. Bëhet fjalë për ditën e kërcimeve. Në të, do të marrin pjesë atletët më të mirë të Shqipërisë në garat e kërcimeve, përkatësisht, atë të kërcimit së gjati dhe trehapësh. Në fakt, ky aktivitet ka krijuar tashmë një traditë të përvitshme dhe është I përfshirë në kalendarin vjetor të Federatës Shqiptare të Atletikës. Përveç sportistëve, pjesmarrës në “ditën e kërcimeve” do të jenë edhe gjithë drejtuesit e Federatës përkatëse si dhe të ftuar të tjerë të shumtë.

Izmir Smajlaj medalje ari në turneun ndërkombëtar të Tivarit

0

Atleti shkodran Izmir Smajlaj ka zënë vendin e parë në garën e kërcimit së gjati në mitingun ndërkombëtar të zhvilluar pasditen e së enjtes në Tivar të Malit të Zi. Kjo është një garë tradicionale që zhvillohet çdo datë 1 maj në këtë qytet të vendit fqinj dhe ku marrin pjesë sportistë nga vendet e Rajonit. Ndonëse kushtet atmosferike kanë qenë të papërshtatshme, ai ka arritur një rezultat shumë të mirë duke kërcyer 7. 67 metra, rezultat ky që është më I miri në karrierën e tij. Vetë Smajlaj në një intervistë për gazeten www.shkodrasport.com, është shprehur I kënaqur me suksesin e fundit në Tivar ku doli I pari në mes 18 atletëve pjesmarrës në këtë garë.

Vllaznia fituese e Kupës së Shqipërisë. Smajlaj atleti më i mirë

0

Atletika shkodrane vazhdon të dhurojë trofe. Ditën e djeshme, ekipi i meshkujve për të rritur i Vllaznisë është shpallur fitues i Kupës së Shqipërisë për vitin 2014 duke treguar dominim absolut ndaj ekipeve të tjera pjesmarrëse në këtë aktivitet. Sipas kryetrajnerit të ekipit shkodran Albert Marashi, ndonëse Vllaznia nuk ka marrë pjesë me një ekip të plotë, ajo ka arritur të zërë vendin e parë duke treguar një formë shumë të mirë sportiv. "Nuk kemi patur një pjesmarrje të plotë të ekipit tonë megjithatë triumfuan dhe kjo tregon për nivelin e sportistëve tanë dhe punën e mirë që bëhet tek Vllaznia"- ka thënë Marashi për www.shkodrasport.com.