Pasditen e së enjtes në Shkodër, pikërisht në orën 16.30 në pistan e stadiumit “Loro Boriçi”, do të zhvillohet një aktivitet shumë I rëndësishëm I atletikës. Bëhet fjalë për ditën e kërcimeve. Në të, do të marrin pjesë atletët më të mirë të Shqipërisë në garat e kërcimeve, përkatësisht, atë të kërcimit së gjati dhe trehapësh. Në fakt, ky aktivitet ka krijuar tashmë një traditë të përvitshme dhe është I përfshirë në kalendarin vjetor të Federatës Shqiptare të Atletikës. Përveç sportistëve, pjesmarrës në “ditën e kërcimeve” do të jenë edhe gjithë drejtuesit e Federatës përkatëse si dhe të ftuar të tjerë të shumtë. Ajo çka paraqet më shumë interes se gjithçka tjetër është gara e kërcimit së gjati në të cilën atleti I Vllaznisë Izmir Smajlaj do të tentojë thyerjen e rekordit kombëtar. Ky I fundit mbahet nga shkodrani tjetër Admir Bregu dhe është në distancën 7 metra e 75 centimetra. Forma aktuale e Smajlajt është shumë e mirë. Ai në aktivitetin e fundit të zhvilluar para një jave në Tivar të Malit të Zi, përveçse zuri vendin e parë dhe mori medaljen e artë në mes sportistëve nga 14 shtete pjesmarrës, arriti edhe rezultatin e tij më të mirë personal, duke kërcyer 7 metra e 67 centimetra. Kjo do të thotë se rekordi I ri është vetëm 9 centimetra larg. Trajneri I tij, I mirënjohuri Vildan Tufi është shumë optimist për një thyerje të rekordit në këtë garë nisur nga forma e shkëlqyer që gëzon sportisti I tij. Dita e kërcimeve pritet të jetë e veçantë edhe nga të tjera supriza që kanë menduar organizatorët për ta bërë edhe më të bukur këtë aktivitet, I vetmi që zhvillohet për sportin e atletikës në Shkodër. 
Gjergj KOLA