Vllaznia “shtyn” festën e titullit të 20-të për vitin tjetër

Vllaznia në boks nuk ka arritur dot të shpallet kampione kombëtare për vitin 2014. Ajo është mjaftuar me vendin e dytë në renditje në një kohë që Tirana është shpallur kampione e vendit, e favorizuar dukshëm edhe gjyqtarët që në 3-4 ndeshje deçizive, i kanë dhënë fitoren boksierëve të saj. Në ditën e sotme janë zhvilluar 10 ndeshjet finale, në të cilat 5 kanë boksuar shkodranët. Katër prej tyre në fakt kanë humbur dhe pikërisht Vuksan Guri, Kristian Shytani, Emanuel Kaçaj dhe Nelson Hysa. Sidomos ndeshjet e Shytanit dhe të Hysës kanë qenë shumë të kontestuara por gjyqtarët u kanë dhënë fitoren kundërshtarëve të tyre.
Zef Gjoni: Sjellim titullin e 20-të të shtunën në Shkodër
Besnik Gjetja bëhet gjyqtar boksi. Ja pse vendosa kështu

Nelson Hysa: Do sjellim titullin e 20-të kampion në Shkodër

Vllaznia nënkampione për 18 vjeçarët. Muhja boksieri më i mirë

Zef Gjoni: Duam edhe titullin e 20-të kampion për Vllazninë

Vllaznia bëhet gati edhe për dy tituj të tjera kampion gjatë shtatorit

Boksi shkodran është në përgatitjet e fundit për pjesmarrjen në dy aktivitete shumë të rëndësishme ku do të marrë pjesë gjatë këtij muaji. Bëhet fjalë për kampionatin kombëtar të të rriturve dhe atë të 18 vjeçarëve. Ky i fundit do të zhvillohet pikërisht më datë 10 shtator në qytetin e Vlorës. Në të do të marrin pjesë ekipet më të mira të vendit dhe natyrisht që Vllaznia do të kërkojë fitoren e titullit kampion. Nga ana tjetër, vëmendja më e madhe është e përqendruar tek kampionati kombëtar i të rriturve që do të nisë më 25 shtator në qytetin e Tiranës.
Kristian Demaj mbyll polemikat. Rikthehet tek Vllaznia

Muhja e Marinaj, vende të para në turneun ndërkombëtar të Kosovës

Ashtu siç pritej, dy boksierë shkodranë që ishin pjesë e kombëtares shqiptare të 18 vjeçarëve që mori pjesë në turneun ndërkombëtar të Prishtinës, kanë zënë vendet e apra duke merituar edhe medaljet e arta. Bëhet fjalë për boksierët Erald Muhja dhe Syrjan Marinaj. Ata kanë triumfuar në finale ndaj dy boksierëve vendas pasi më parë kishin kaluar në gjysmëfinale kundërshtarë nga Hungaria dhe Bosnjë- Hercegovina. Ndeshjet kanë qenë të një niveli të lartë, nisur nga ajo që pjesmarrës në këtë edicion të turneut me emrin “Lah Nimani” kanë marrë pjesë boksierë nga 9 vende të Rajonit.
Përfaqësuesja shqiptare e 18 vjeçarëve në turneun e Prishtinës
