Javë verdiktesh në Kategorinë e Parë, Veleçiku sfidë të vështirë në Vorë

Ditën e sotme Kategoria e Parë do të zbresë e gjitha në fushë, përveç takimit mes Dinamos dhe Vllaznisë që do të zhvillohet ditën e nesërme. Takime të rëndësishme do të luhen në Grupin A dhe B. Korabi-Erzeni do...

Veleçiku mund 3-2 Vorën dhe kryeson kategorinë e dytë

Skuadra koplikase ka arritur të sigurojë një tjetër fitore, e cila ka rezultuar shumë e rëndësishme sot sepse dy skuadrat e tjera me të cilat ishte me pikë të barabarta, kanë humbur. Për rrjedhojë, Veleçiku pas javës së pestë të kampionatit është i vetëm në krye me 12 pikë. Sot ai ka mundur 3-2 ekipin e Vorës ndonëse sipas informacioneve që vijnë nga Kopliku ka qenë një ndeshje e cila është kontestuar edhe për gjykimin e njëanshëm të kryesorit Rigers Pjetrushi nga ana e drejtuesve dhe futbollistëve koplikas. Pavarësisht kësaj ata kanë fituar.

Kraja: E habitshme! Po e anashkalojnë Vllazninë B

Prej dy sezonesh ka punuar fort dhe natyrisht që kur ke sukses, ndjehesh i lumtur. Kështu i ka ndodhur ish- futbollistit të Vllaznisë Ervis Kraja i cili pas lënies së sportit, ka nisur karrierën e trajnerit. Pa pretendime të mëdha, mori përsipër drejtimin e ekipit Vllaznia B me të cilën filloi rrugëtimin nga kategoria e tretë. Pa u mërzitur, punoi fort dhe pas një sezoni, bashkë me të e pa veten një kategori më lart.

Vllaznia e nis në shtëpi, Besa e Apolonia jashtë, e Para nis me sfida...

Kategoria e Parë starton të dielën e 9 shtatorit në orën 16:00, gjithnjë duke ju referuar kalendarit, pasi nuk është çudi që të ketë edhe shtyrje për shkak se klubet ende nuk kanë shlyer detyrimet. Pothuajse, të gjitha ekipet...

I mungon Superiores me 18 kampionate, DINAMO jep njoftimin e madh për të gjithë...

Dinamo ditën e sotme ka luajtur një ndeshje miqësore me skuadrën e Kombëtares U 19-të dhe ka arritur të fitojë me rezultatin e thellë 3-0. Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, blutë bëjnë me dije rezultatin,...

E kërkojnë në Shqipëri por Rraboshta “fluturon” drejt Turqisë

Sulmuesi shkodran Jasmin Rraboshta është sërish një nga sulmuesit më të kërkuar në merkaton e kategorisë së parë të futbollit shqiptar dhe jo vetëm. Por ndërsa përveç Bylisit, në listë për të marrë shërbimet e tij kanë qenë edhe Tomori, Tërbuni, Kastrioti e ndonjë tjetër. Por sulmuesi 27 vjeçar duket se në sezonin e ri nuk do të luajë në Shqipëri.

Samuel Nikaj jep dorëheqjen duke akuzuar: Ishte një maskaradë e… FSHF-së

Samuel Nikaj jep dorëheqjen e parevokueshme dhe akuzon FSHF-në. Trajneri i Burrelit u shfaq tepër nervoz dhe mjaft i revoltuar me arbitrat, për të cilët tha se kishin mision për ta nxjerrë Burrelin jashtë loje. “Nuk lejojmë asnjë të tallet...

Ada merr zemër, kërkon fitore në Mamurras

Edhe pse ekipi i Adës ka plotë pesë mungesa për takimin e sotëm në Mamurras, duket se nuk lëviz nga synimi i saj maksimal për të kërkuar fitoren në këtë fushë të vështirë. Trajneri Samuel Nikaj i beson shumë grupit, që ka në dispozicion se mund të arrijë një gjë të tillë. “Vërtetë kemi mungesa, por në Mamurras do të zbresin në fushë si të barabartë dhe gjithçka fillon me 0-0.

Rebelohen në Lezhë, presidenti Noka: Qeveria nuk mbajti asnjë premtim, le të mbyllet këtu...

Drejtuesit e Besëlidhjes po pres in me padurim vendimin e qeverisë për rifillimin e aktiviteteve sportive dhe konkretisht të futbollit. Presidenti i Besëlidhjes, Gjok Noka, gjatë një deklarate për “Panorama Sport”, shpreh mendimet e tij për pjesën e mbetur...

Ndoja apel biznesmenëve shkodranë: Ndihmojeni Vllazninë, është rastësisht këtu!

Paulin Ndoja, legjenda e portës shkodrane u bën apel biznesmenëve shkodranë, atyre që jetojnë në Shkodër e Shqipëri, por edhe jashtë vendit. Sipas Ndojës, duhet që të mendohet sa më shpejt për një të ardhme sa më të mirë...