Vetëm firo tek skuadra e Kategorisë së Parë, të gjithë dëshirojnë të largohen

Te Besëlidhja ka vetëm rrjedhje dhe për afrime as që flitet. Nga ekipi janë larguar dy futbollistët më jetëgjatë, shkodranët Kledi Dibra dhe Samet Hepaj. Ish-kapiteni kishte 10 vite në Lezhë, ndërsa mesfushori organizator plot 6. Ndërtimi i një Besëlidhje...

Presidenti Idrizi: Nuk mendoj ta largoj trajnerin. Ramadani duhet të bëjë liderin

Sinan Idrizi nuk ka në plan që të nxitohet për Emiljano Çelën. Edhe pse trajneri mendoi seriozisht largimin pas barazimit me Kastriotin dhe mbi të gjitha vetë administratori kishte vendosur kusht për kthesën, ka vendosur ta konfirmojë. Momentalisht ndodhet...

Engin Firat: Vllaznia sezonin tjetër jo kalimtare në Superligë, do synojmë Europën

Skuadra shkodrane pavarësisht humbjes ndaj Erzenit i ka të qarta objektivat saj për të ardhmen. Çdokush në kampin kuqeblu mendon për Superligën e sezonit të ardhshëm dhe duket se planet kanë filluar të bëhen për këtë gjë. Ka qenë drejtori...

Hasan Lika: Jemi në rrugën e duhur, por Vllaznia ka ende për t’u përmirësuar

Hasan Lika, trajneri i Vllaznisë, i gëzohet tre pikëve të marra me Dinamon. Gjithsesi ai e bën të qartë se duhet të bëjnë më shumë në vazhdim. Kërkesa kryesore është për lojtarët me eksperiencë, që duhet të marrin më shumë...

PIKANTE/ Malazezi Haxhiosmanoviç përlotet pas golit të Kamzës, lojtarët miq shkelmojnë dyert

E para ndeshje zyrtare për 2019- ën dhe rikthimi i Ernest Gjokës në Shkodër kishte tejmbushur “Reshit Rusin”. Veç spektaklit që pati në fushë, në tribuna nuk munguan kontestimet e ashpra karshi ish-trajnerit. Vllaznia kishte edhe një tifoz special...

Sot Veleçiku-Besëlidhja, Rustemi: Lezhjanët s’na trembin

Besëlidhja do ta mbyllë fazën e parë të kampionatit me përballjen e sotme në fushën e Veleçikut. Të shtunën e shkuar, lezhjanët ngecën një barazim pa gola në shtëpi, çka ka pezmatuar stafin. Në transfertën e Koplikut, skuadra do...

Bashkia e Beratit i hap dyert Takajt për Tomorin: Mirëpresim ofertën…

Ardjan Takaj te Tomori?! Kjo është kryefjala e këtyre ditëve në opinionin sportiv beratas, dhe jo vetëm, pasi ky lajm ka pushtuar thuajse një pjesë të emisioneve sportive në vendin tonë. Edhe pse aktualisht është vetëm në kuadrin e...

Në Shijak “dorëzohen” para Vllaznisë, Begeja: Kemi nisur një projekt për sezonin e ardhshëm

Kur eshte luajtur vetem nje ndeshje nga faza e trete e kampionatit te kategorise se pare dhe jane per t'u luajtur edhe shtate te tjera deri ne fund, por diferenca prej tete pikesh qe Vllaznia ka me ndjekesin me...

Vllaznia fiton 1-0 pjesën e parë ndaj Dinamos, vendos goli i brazilianit Junior

E ka mbyllur në avantazh pjesën e parë Vllaznia ndaj Dinamos, falë golit të shënuar nga braziliani Junior në minutën e 31-të. Një rezultat 1-0 që e favorizon atë për ta fituar këtë takim, për më tepër që po...

Flamur Hoxha: Kukësi të dielën “firmos” historinë! Ejani të festojmë!

 

Që prej tre vjetësh ka filluar të dëgjohet dhe të “kumbojë” gjithnjë e më shumë emri i Kukësit. E ky tanimë jo vetëm si një qytet me vlerat e tij ento-kulturore, por tani më së shumti për ato sportive. Pikërisht tre sezone më parë kjo skuadër, që në atë kohë ishte e “pagëzuar” me emrin “Përparimi” i Kukësit, ishte fare pak e njohur në Shqipëri. Por tani nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Ky ekip është fare pranë suksesit të tij historik: për herë të parë ta shikojë vete në Superligë; mes më të mirave të futbollit shqiptar. Por përveç atyre që “dirigjojnë” në fushën e lojës, pra futbollistët dhe stafi teknik, disi më në “hije” qëndrojnë ata të cilët bënë, që një qytet i tërë, por edhe përtej, të ndihet i lumtur dhe i gëzuar. Të ndihet njëlloj si gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë dhe të mos paragjykohet dhe të mos “persekutohet”, të paktën as nën zë.