Vllaznia hidhet në sulm për Bekim Balën

0

Pas pezullimit të Xhevahir Sukajt “gjahu” më I mirë për të sulmuar e për të mbushur boshllëkun e krijuar në sulmin e Vllaznia, natyrisht që është një tjetër shkodran- Bekim Bala. Për sulmuesin actual të Tiranës, ka kohë që ka filluar interesimi.  Madje jo vetëm për të, por edhe për mesfushorin Gilman Lika dhe mbrojtësin Erjon Dushku. Megjithatë nevoja më imediate në këto moment duket se është ajo për një sulmues cilësor dhe prandaj “kthetrat” e drejtueve kuqeblu janë drejtuar tërësisht nga Bala.

Rudi Vata: Kam ndërhyrë për ta çuar Sukajn në kombëtare

0

Debati i lindur së fundi në mes trajnerit të Vllaznisë Rudi Vata dhe sulmuesit të saj Xhevahir Sukaj, natyrisht që ka nxjerrë në pah edhe ndonjë problem që mund të ketë patur mes palëve. Lojtari thotë që kam dashur të luajë pas momentit të parë kur refuzova dhe trajneri përgjigjet se "ai nuk më kërkoi falje" e ndërkohë kishte futur tjetër futbollist në fushë në vend të tij.

Në Shkodër të gjithë pyesin: A do falet Sukaj?

0

Të dielën është marrë vendimi për pezullimin katër mujor të tij, gjobitjen me 50 për qind të kontratës dhe vendimin tjetër për t'u stërvitur me të rinjtë gjatë kësaj periudhe.Xhevahir Sukaj për 4 muaj nuk do veshë fanellën e Vllaznisë. Madje drejtues të Bashkisë, institucion që ka në varësi edhe futbollin në Shkodër, deklarojnë se ai edhe për disa vite të tjera të mira, nuk do ta veshë më fanellën kuqeblu.

Xhevahir Sukaj pezullohet 4 muaj nga klubi Vllaznia

0

Veprimi i bërë ne prag te ndeshjes me Skenderbeun, do t'i kushtoje shume futbollistit te Vllaznise Xhevahir Sukaj. Ai eshte pezulluar 4 muaj per te mos luajtur dhe njekohesisht me 50 per qind te vleres se kontrates. Gjate periudhes se pezullimit lojtari duhet te stervitet me ekipin e te rinjve. Ky eshte vendimi i marre nga ana e klubi shkodran pas mbledhjes se zhvilluar keto momente ne fund te se ciles eshte shperndare edhe kjo deklarate per shtyp:

Vllaznia- Skënderbeu, dyshime për “pazare” të korçarëve

0

Nëse nuk ka luajtur Sukaj apo nëse në media ditën e ndeshjes ka dalë lajmi se Vajushi në janar shkon tek Skënderbeu, sigurisht që të gjitha dyshimet të çojnë tek drejtuesit e lartë korçarë për përzierje me dashje në këto çështje. Fakti që Vllaznia më së shumti ishte e bazuar tek këta dy lojtarë, e bën më të mundshme ndërhyrjen e Zeqos apo pjestarëve të stafit të tij në këtë drejtim.

DEKLARATE PER SHTYP

0

Stafi teknik i KF Vllaznia sh.a. ka marre ne shqyrtim gjestin jo profesional dhe antisportiv te futbollistit Xhevahir SUKAJ, i cili ka refuzuar te aktivizohet ne ndeshjen shume te rendesishme me ekipin e “Skenderbeut” te Korces.

Vllaznia sot fitore për veten dhe tifozët

0

Takimi i sotëm me Skënderbeun po pritet me shumë interes interes në Shkodër. Tifozë të shumtë pritet të jenë në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës për arritjen e një fitoreje të bukur në këtë takim. Ajo që vlen është besimi i futbollistëve dhe i trajnerit Vata tek suksesi. Skuadra duket e karikuar për të bërë më të mirën e mundshme në këtë takim dhe kuptohet që shpresat e mëdha janë tek dyshja sulmuese Sukaj- Vajushi.

Vllaznia “humbet” me Sukajn dhe me Skënderbeun

0

Skënderbeu ka triumfuar sonte në Shkodër ndaj një Vllaznia që e humbi vetë ndeshjen. Problemet që u krijuan para ndeshjes me Sukajn apo Gocajn sollën jo pak amulli në kampin shkodran. Për rrjedhojë korcarët vijojnë rrugën e tyre të pretendimeve ndërsa për Vllazninë ka shumë pikëpyetje për të ardhmen. Humbja e sotme do t’i krijojë jo pak probleme kësaj skuadre.

Sukaj, klubi bën gati pezullimin 6 mujor

0

I çuditshëm veprimi I sulmuesit të Vllaznisë Xhevahir Sukaj para ndeshjes. Në momentin që trajneri Vata ka qenë duke zhvilluar analizën me ndarjen edhe të detyrave për secilin lojtar që do luante në këtë ndeshje, sulmuesi ka deklaruar që nuk do luante. Arsyeja ishte kërkesa e tij për të marrë para ndeshjes këstin e kontratës prej 10 mijë eurosh. Vata I ka kërkuar atij të luante në këtë ndeshje dhe pastaj gjërat do zgjidheshin por Sukaj I është mbajtur kërkesës së tij.

Bashkia Shkodër, 8 milionë ekipit për fitoren ndaj korçarëve

0

Edhe për ndeshjen e rradhës me Skënderbeun, Bashkia Shkodër si administratorja e klubit të futbollit Vllaznia, ka akorduar të njëjtën premio si për ndeshjen e kaluar në Fier ndaj Apolonisë. Pra, në rast fitoreje në takimin  me korçarët, ekipi shkodran do të shpërblehet me 8 milionë lekë të vjetra. Nëse shuma e premtuar për fitoren në Fier tashmë është marrë nga futbollistët kuqeblu përmes bankës, ata kanë në dorë të marrin të njëjtën shumë sërish nëse fitojnë edhe në ndeshjen e rradhës.